11,03,2025

Rrahën policin italian me shkop bejsbolli, arrestohen dy shqiptarë

Must Read

bejsbolli-620x413

Dy shtetas shqiptarë ranë dje në prangat e policisë italiane, pasi rrahën me shkop bejsbolli një polic në zonën e Folinjos.

Mësohet polici ishte jashtë detyrës dhe po shkonte të merrte djalin e tij nga shkolla kur dy të rinjtë shqiptarë i zunë pritë dhe e rrahën me shkop bejsbolli. Efektivi ka pësuar fraktura të shumta nga goditjet.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 13:00. Agresorët janë të moshave 20 dhe 30 vjeç dhe njëri prej tyre ishte me precedent penal dhe në lirim me kusht.

Ai e rrahu policin në fjalë pasi ky i fundit e kishte arrestuar dikur, kur ai kishte kryer veprën e parë penale. /Shekulli/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img