28,04,2024

Ekspertët britanikë në Kosovë, për të rishikuar punën e EULEX-it

Must Read

eulex

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka pritur sot në takim një ekip ekspertësh nga Britania e Madhe, të përbërë nga Anthony Welch dhe Maureen Brown, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të bërë rishikimin e punës së EULEX-it dhe të deleguarve nga Britania e Madhe, para vazhdimit eventual të një mandati shtesë për këtë mision.

Siç thuhet në komunikatë, kryetari Hasani ka falënderuar shtetin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, në veçanti për gjyqësorin.

Sa i përket misionit të EULEX-it, kreu i Supremes, e vlerësoi si shumë më të avancuar këtë mision, krahasuar me misionin paraprak, atë të UNMIK-ut.

Megjithatë, njofton Gjykata, ai ka theksuar se Kosova ende ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare.

“Por, meqë po themelohet Dhoma e Specializuar, e cila do të merret me rastet e krimeve të luftës, mendoj se vendorët kanë kapacitete për t’i gjykuar rastet tjera. Rolin e EULEX-it, në të ardhmen, më shumë do ta shihja në procesin e integrimit të veriut të vendit, si një mision me një format të kufizuar në kompetenca dhe kapacitete”, është shprehur kryetari Hasani.

Ndërsa, lidhur me pyetjet e ekspertëve britanikë nëse një mbështetje e EULEX-it nevojitet edhe për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Hasani ka pohuar se në këtë drejtim, ky mision mund të transformohet në një gjykatë mobile të EULEX-it, dhe eventualisht të veprojë në rastet sensitive, kur vlerësohet mundësia e ndikimeve nga jashtë.

Po ashtu, para përfaqësuesve britanikë, kryetari Hasani ka potencuar nevojën e koncentrimit në profesionalizëm dhe cilësi e jo vetëm në numra.

Këtë aspekt ai e shtroi, jo vetëm për gjyqtarët e EULEX-it, por edhe për ata vendorë, duke shtuar se gjyqësori ka nevojë për rritje të profesionalizmit, llogaridhënies së prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mënyrë që të vërehen rezultatet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img