19,12,2024

Panama Papers: Institucionet maqedonase mund të nisin hetimet

Must Read
Panama Papers

“Momentalisht mund të veprojnë institucionet shtetërore pas paraqitjes së informatave, si dhe drejtoria për kundërzbulim financiar dhe MPB-ja, por kryesisht duhet të veprojë prokurori shtetëror. Nëse ende ka bashkëpunim korrekt me drejtorinë për kundërzbulim financiar për lëndë të caktuara për të cilat kemi parashtruar kërkesa nga Panamaja, por nuk kemi marrë përgjigje për shkak të vetë politikës së Panamasë, e cila i mbron ndërmarrjet që fshihen atje dhe poseduesit e llogarive që fshehin para”, ka thënë Vane Cvetanov , ish drejtor i agjencisë për kundërzbulim financiar, raporton Alsat.

Sipas Cvetanovit nevojiten edhe ndryshime ligjore.

“BPRM-ja mund ta rregullonte këtë në mënyrë ligjore, njerëz dhe ndërmarrje që bartin kapital ose ndërmarrje që paraqesin interes të jenë investitorë në Maqedoni, t’i sjellin dokumentet dhe të tregojnë se kush qëndron prapa këtyre ndërmarrjeve. Por, është evidente që shteti mbron ata që lajnë para, meqë u pa edhe deri tani se vetë kreu është i përzier në aktivitete serioze korruptuese dhe shohim se 5 miliardë euro janë nxjerrë nga Maqedonia”, ka shtuar ai.

Nga agjencia për parandalimin e larjes së parave janë shprehur se janë duke e ndjekur rastin, por deri tani nuk kishin informacion konkret. Ata kanë thënë se kompanitë mund të posedojnë llogari jashtë vendit, por shtrohet pyetja se si janë fituar ato para, nëse paraqitet nevoja, institucioni do të veprojë.

Ndryshe, në bazë te të dhënave, që është më e madhja deri tani, u hasën emrat e presidentëve, kryeministrave, politikanëve, futbollistëve dhe aktorëve të shumë shteteve të botës.

The post Panama Papers: Institucionet maqedonase mund të nisin hetimet appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img