Një zënkë ndërmjet dy personave në Ferizaj nuk përfundoi mirë.
Që të përfundojë zënka në mes këtyre dy qytetarëve u desh që të plagosej njëri prej pjesëmarrësve në zënkë, i moshës 28 vjeçare, ka konfirmuar Majori i Policisë Basri Shabani.
“Para gjysmë ore në Emergjencën e spitalit ka ardhur një person i lënduar me arme zjarri të cilit i është dhënë ndihma e parë. Gjendja e përgjithshme e tij ka qenë stabile dhe është udhëzuar për ne QKUK në Prishtine. Pacineti dyshohet se ka pasur një plumb në abdomen” ka thène mjeku kujdestar Sefedin Fazliu, mjeku kujdestar i emergjencës.
Shabani ka thënë se si pretekst i kësaj ngjarje sipas informatave është një zënkë e mëhershme e cila ka ndodhur mes tyre në Angli.
“Pas intervenimit të efektivave të policisë një nga akterët është arrestuar ndërsa kërkohet edhe një tjetër i cili dyshohet se ka qenë i involvuar në këtë rast, e që për momentin gjendet në arrati” tha Shabani Bëhet e ditur se i dëmtuari është nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës ndërsa pala tjetër nga fshati Firajë, e që ishin miqësi në mes veti.