Në skandalin e evazionit më të madh fiskal të zbuluar ndonjëherë në botë, rezulton i përfshirë edhe ekipi i famshëm italian i futbollit, Inter.
Megjithatë, ende nuk janë publikuar informata të detajuara lidhur me përfshirjen e klubit “zi e kaltër” në këtë zbulim, njofton Goal.com.
Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtimeve në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.
Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.
Kujtojmë se deri më tani në këto letra janë përmendur edhe emrat e, Michel Platini, ish president i UEFA-s, ish-futbollistët Gabriel Heinze dhe Ivan Zamorano.
Po ashtu, pritet që këto dokumente të përfshijnë edhe FIFA-n. /Insajderi.com