28,04,2024

Rrëfimi rrëqethës i ish-të burgosurit të kampeve: Kemi ngrënë njëri-tjetrin

Must Read

Kampi-1-780x439

E përditshmja britanike “Independent”, ka botuar detajet e kërkesave për dëmshpërblimin e anglezit Harold le Drijens, pasi që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mbijetoi tri kampeve të përqendrimit. Nga të gjitha këto kampe, sipas tij më i keqi ishte “Bergen Belsen”.

“Në mesin e të burgosurve mbizotëronte ligji i xhunglës. Gjatë ditës ose e ke vrarë dikë ose të ka vrarë dikush, kurse gjatë natës kanibalizmi ishte prezent kudo, pasi njerëzit ishin aq shumë të uritur sa nuk hezitonin të hanin njëri-tjetrin”, ka deklaruar ai, transmeton Telegrafi.

Kampi 2Ai thotë se ka mbijetuar falë fatit dhe aftësisë për të jetuar pa emocione. Nazistët e kanë arrestuar në vitin 1944, një ditë para zbarkimit të aleatëve në Normandi dhe në ishullin Jersey.

 Ai ishte arrestuar pasi kishte ndihmuar motrën e tij, e cila ishte përkujdesur për  një të burgosur rus i cili ishte arratisur nga gjermanët, dhe për shkak të mos bashkëpunimit me autoritetet gjermane pushtuese.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img