28,11,2024

Opozita e vendosur, s’tërhiqet nga demarkacioni (Video)

Must Read

Opozita-e-Bashkuar

Partitë opozitare janë të vendosura në qëndrimin e tyre se marrëveshja për Demarkacionin nuk duhet të ratifikohet në Kuvend dhe se për këtë duhet një komision vendor dhe ndërkombëtar. Ata edhe njëherë kërkojnë shkarkimin e komisionit dhe të Murat Mehës.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar edhe njëherë shkarkimin e komisionit qeveritare.

E deklaratave të kryeministrit Mustafa bërë një ditë më parë se marrëveshja për Demarkacionin nuk do të shkojë në Kuvend për ratifikim pa një pajtueshmëri mes partive politike i është përgjigjur edhe Nisma për Kosovën.

Deputeti i kësaj partie, Enver Hoti, ka thënë se deklarata e kryeministrit Mustafa nuk duhet të merret seriozisht pasi janë deklarata që u bënë para 1 prillit. Ai ka thënë se gabimi më i madh ka qenë formimi i komisionit të ekspertëve ndërkombëtar nga presidentja Jahjaga.

E nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje pavarësisht insistimit të televizionit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img