Të paktën 62 persona kanë mbetur ndërsa 83 të tjerë janë lënduar në një valë sulmesh që po besohet t’i ketë kryer Shteti Islamik i Irakut –ISIL. Sulmet janë kryer në pikat ushtarake dhe në lagjet e civilëve në Irak, shkruan Al Jazeera.
Në sulmet e së hënës, të paktën 26 njerëz janë vrarë kur një bombë e montuar në një veturë shpërtheu në qytetin e Bagdadit, që është në perëndim të provincës strategjike të Anbar-it.
Sulmet kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Irakut, si në qytetin Nassiriyah e në Basra.