Një familje e besimit mysliman janë dëbuar nga aeroplani i British Airlines, me arsye “për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve”.
Stafi i British Airlines kishte kërkuar nga familja të largohen nga aeroplani, duke iu dhënë arsyen për shkaqe të sigurisë, njofton Independent, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse ata pyetën disa herë se ku qëndron problemi që po i largojnë nga aeroplani, nuk iu tregua arsyeja e vërtetë.
Këta persona edhe pse u kontrolluan ashtu siç kontrollohen të gjithë kur duan të udhëtojnë me aeroplan, për të cilët nuk i gjet diçka e pazakontë, agjencia urdhëroi largimin e tyre me pretendimet se po rrezikojnë pasagjerët në aeroplan.
Tani, familja angleze kërkon nga agjencia British Airlines t’u kërkojë falje sepse sipas tyre, nuk kishin arsye që t’i dëbojnë nga aeroplani.
Ndërkaq, drejtori i Konsullatës së Çikagos, kishte thënë se e ka shikuar çështjen dhe se nuk kishte gjetur asgjë të jashtë ligjshme ose diçka jo të rregullt që kishte bërë kjo familje.