29,04,2024

Bombastike: Lamtumirë Barcelona, te gjiganti evropian për 193 milionë euro (Foto)

Must Read

neymar-was-target-paris-1429135045912

Neymar mund t’i thotë lamtumirë Barcelonës në verë.

Sipas asaj çfarë shkruan prestigjozja franceze “L’Equipe”, PSG është i gatshëm të bëjë një mega ofertë të çmendur për yllin e Barcelonës.

Gazeta sportive L’Equipe pohon se PSG është i gatshëm të paguajë një shumë marramendëse prej 193 milionë euro për Neymar, transmeton Gazeta Blic.

Kohëve të fundit ka pasur spekulime të shumta lidhur me të ardhmen e Neymar, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2018.

Sipas L’Equipe, PSG ka filluar negociatat me babain dhe agjentin e Neymarit, për një transferim të mundshëm të futbollistit.

Neymar aktualisht fiton 14.5 milionë euro në sezon te Barcelona dhe PSG është shprehur i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro në sezon për brazilianin.

Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro, ka lënë të kuptohet se kjo nuk është thjesht në spekulim dhe fare lehtë mund të ndodhë, duke thënë se “Neymar ndihet mirë te Barcelona, por të jetosh në Paris dhe të luash për një klub si PSG është një ëndërr për çdo futbollist”.

PSG ka kohë që është lidhur edhe me Cristiano Ronaldon, mirëpo Neymar shihet si synim më kryesor pasi që është shtatë vite më i ri se ylli i Real Madridit. /Gazeta Blic/

Screen-Shot-2016-04-04-at-10.38.21

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img