28,04,2024

Kujdestarja që rrahu fëmijën në jetimore ishte shtatzënë

Must Read

gocaa-655x356

Arrest me burg për kujdestaren e jetimores e cila akuzohet për keqtrajtim ndaj të miturve. Dafina Fama nuk ka qenë në gjyq në momentin kur është bërë vlerësimi i masës së sigurisë por është përfaqësuar nga një avokate.

Avokatja ka kërkuar një masë arresti më të butë me pretendimin se klientja e saj ishte shtatzënë, por gjykata nuk e ka pranuar duke dhënë masën e sigurisë arrest me burg të kërkuar nga prokuroria.

Rasti i dhunës së fëmijës 3 vjeç në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës u denoncua në media pak ditë më parë dhe menjëherë pas publikimit u bë shkarkimi dhe arrestimi i kujdestares.

Avokatja mbrojti klienten duke u shprehur se nuk ishte paraqitur në gjykatë për shkak të problemeve fizike dhe psikologjike për të cilat ndodhej nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit.

Kujdestarja pretendon se ka goditur fëmijën me pëllëmbë për ta përmendur pas rrëzimit të tij në banjo ndërkohë ekspertize mjeko ligjore konstaton tek fëmija dëmtime të shkaktuara nga mjete të forta.

Ministria e Mirëqenies Sociale ka kërkuar dhe shkarkimin e drejtoreshës së këtij institucioni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img