27,08,2025

AAK: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë

Must Read

ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-7

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një reagimi dërguar mediave ka thënë se Thaçi nuk është figurë unifikuese në postin e presidentit.

Sipas AAK-së edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që hodhi poshtë pretendimet e opozitës, nuk është i drejtë.

Kjo është komunikata e plotë e AAK-së:

AAK e ka kundërshtuar votimin e e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë.

Ne konsiderojmë se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, që është të qenit faktor i unitetit.

Ne poashtu konsiderojmë se edhe votimi i tij, është bërë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejt.

Për sa i përket një veprimi të përbashkët opozitar në ditën e betimit të Presidentit, deri me tash nuk pasur një diskutim apo vendim për këtë çështje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img