26,11,2024

Lionel Messi, skandali i madh i mëngjesit

Must Read

mesi55

Në saj të disa informacioneve konfidenciale nga firma ligjore ‘Mossack Fonseca’ janë hedhur dritë mbi atë se si firma të fuqishme kanë shmangur taksat, me futbollin si një prej industrive që bien në qendër të vëmendjes.
 ‘Panama Papers’, rrjedha me këtë emër përbëhet prej rreth 11 milionë dokumenteve të cilat në mënyrë anonime janë bartur tek gazeta gjermane ‘Sueddeutsche Zeitung’, e cila më pas i ka publikuar ato në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarëve Investigativ.

Në bazë të këtyre dokumentave Messi dhe babai i tij kanë edhe një kompani në Panama, të quajtur ‘Mega Star Enterprises’.

Përmendja e parë e kësaj kompani në të dhënat e ‘Mossack Fonsecas’ është bërë me 13 qershor 2013 – një ditë pasi prokurorët spanjoll kanë ngritur akuza për mashtrime me taksa ndaj Lionel Messit dhe babait të tij.

Dhjetë ditë më pas, 23 qershor 2013, në dokumente përmenden Messit si pronarë të ‘Mega Star Enterprises’

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img