Shkruan Imri Ilazi
-Demonstratat studentore të 11 Marsit 1981, dhe burgosja e shumë pjesëmarrësve ndikuan që kërkesat për Kosovën Republikë të bëhen edhe publikisht.
Këmbëngulësia studentore në Prishtinë edhe në fund marsit dhe fillim prillit të vitit 1981 dhanë kushtrimin për demonstrata edhe në qendrat tjera të qyteteve të Kosovës.
Më 3 prill 1981 shpërtheu demonstrata e zjarrtë në Ferizaj, në mesditë pikërisht në përfundimin e ndërrimit të paradites shkollore ,dhe ardhjes së rinisë në ndërrimin e pasdites, u bashkuan në rrugët e sheshit të qytetit , dhe filloi jehona e lartë e zërit” kundër shkeljes së drejtave tona nga ana e ish Jugosllavisë që. Ne shqiptarët konsideroheshim si qytetarë të dorës së dytë, si kombësi e jo komb, pakicë e jo shumicë, Krahinë e jo Republikë, të shtypur në çdo drejtim si në: kulturë, gjuhë ekonomi. Këto padrejtësi u shfaqen me zë të lartë gjatë revoltës në Ferizajn e qëndresës ,brohoritjet tona tmerruan armikun,policia dhe njësit speciale të ish Jugosllavisë nuk arrinin të ndalnin zërin kumbues të RIZA MATOSHIT, SHERIF FRANGUT ,AFRIM ABAZIT e qindra e qindra e demonstruesve duke u shprehur si kor me zë të lartë:
“ Jetën e japim-Kosova se Japim ,Trepça e jona ,Duam drejtësi ,Lironi të burgosurit Politik,Trepça punon- Beogradi ndërton si dhe refreni më i fuqishëm që ushtonte sheshi ishte „ Republikë –Kushtetutë ja me hatër ja me Luftë“,ky refren zgjonte emocionet e çdo shqiptari, dhe gjatë marshimit përmes qytetit kolonat e demonstruesve sa rriteshin e shtoheshin me nxënës ,student ,punëtor e qytetar të bashkuar në brohoritjet e pandërprera.
Armikut i hyri paniku dhe të tmerruar nga ajo çka dëgjonin donin të na ç’bënin, gjakpirësit serbë gra e burra nga ballkonet e pallateve shumëkatëshe buzë rrugës së sheshit filluan të hidhnin mbi Ne vazo lulesh e ujë të nxehtë ,policia përdorte të gjitha mjetet e saja për të na shpërndarë, turma e demonstruesve e pa lëkundur filloi përleshjen e ashpër si të ishte një“ arenë lufte“ ata na sulmuan me gaz e shkopi, e Ne me gurë si breshëri nga hekurudha që kalon përmes qytetit, ku arritëm të i prapësojmë forcat speciale pothuajse deri në krye të qytetit,filluan edhe gjuajtjet me armë zjarri ,me plumba luftarak, nga policia speciale, me automatik,snajper dhe në mes të sheshit rafalët e automatikut këputën për vdekje trupin e të riut Sherif Frangu,vranë punëtorin Riza Matoshi, u plagosën me armë zjarri edhe dhjetëra demonstrues, u shua demonstrata me gjak, gjendje e jashtëzakonshme, mbyllen shkollat për një muaj, ora policore, arrestime, maltretime, dënime me burg deri 15 vite, diferencime ideo-politike, po pa sukses për ta mposhtur Ferizajn dhe qytetet tjera të Kosovës.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të Kombit!
Must Read