24,11,2024

Aksident me fatalitet në autostradën Tiranë-Durrës

Must Read
Policia, vend krimi

Një 55-vjeçar mbeti i vdekur në vend pasi u përplas nga një automjet. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, Alban Kostallari, 31 vjeç, është vënë në pranga nga efektivët e policisë.

“Më datë 03.04.2016, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një qendre tregtare, ka ndodhur një aksident, me pasojë vdekjen. Shtetasi Alban Kostallari, 31 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar. Po punohet për identifikimin e viktimës. Të dhënat e personit të aksidentuar: i moshës 50-55 vjeç, i gjatë, i hollë, rreth 170 cm, i veshur me xhup të zi të hollë, me xhinse blu të zbardhura, me një palë atlete sportive ngjyrë kafe, me fytyrë normale, flokë dhe mjekër të thinjur”, thuhet në njoftimin e policisë./shekulli

The post Aksident me fatalitet në autostradën Tiranë-Durrës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img