06,06,2025

“Në pritje të shpërthimit të një skandali: Lojtarët e Arsenalit, Chelseat e Leicesterit, kanë përdorur doping?” (Foto)

Must Read

arschels-780x439

“Në pritje të shpërthimit të një skandali: Lojtarët e Arsenalit, Chelseat e Leicesterit, kanë përdorur doping?” (Foto)
The Sunday Times ka lëshuar një bombë këtë fundjave duke publikuar deklaratën e një mjeku britanik që thotë se ka ndihmuar me doping një numër sportistësh, saktësisht 150 të tillë.

Në këtë skandal, i cili do të publikohet në numrin e të dielës të kësaj gazete, thuhet të jenë të përfshirë edhe lojtarë të Ligës Premier, ndërsa në raport përmenden emrat e klubeve, si Arsenal, Chelsea, Leicester City dhe Birmingham City.

Nuk dihet nëse futbollistët janë akoma pjesë të këtyre klubeve, nëse janë akoma aktivë, apo nëse e gjitha kjo është e vërtetë.

Nuk ka dyshim se skandalet me doping pritet të shpërthejnë në të ardhmen, kur kihet parasysh se nuk ka shumë kohë që u zbulua se çfarë kishte bërë tenistja e famshme, Maria Sharpova dhe se të gjitha sportet nuk janë aq të pastra sa paraqiten në realitet.
sunday

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, së bashku me deputetët Elmi Reçica dhe Rashit Çalaj, viziton Këshillin e Bashkësisë Islame me rastin e Festës së...

Ferizaj, 6 qershor 2025 – Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Ferizajt,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img