26,11,2024

E tmerrshme: Shkatërrohet lapidari i UÇK-së në Kaçanoll [FOTO]

Must Read

777

Varrezat e dëshmorëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanoll të Shalës së Bajgorës, janë shkatërruar gati në tërësi, raporton GazetaBlic.

Burime të Gazetës Blic, kanë thënë se varrezat në fjalë janë thyer me mjete të forta.

“Vendi i dëshmorëve në Kaçanoll është shkatërruar me mjete të forta dhe çekan”, kanë bërë të ditur këto burime.

Si pasojë e këtyre goditjeve, pllaka e lapidarit të këtyre dëshmorëve, bashkë me pllakat e varrezave janë bërë copë e grimë, ashtu siç mund t’i shihni në fotografitë e mëposhtme. Në disa vende rrëzë varrezave shihen pjesë të pllakave të thyera, të hedhura përtokë.

Mënyra kaotike se si janë flakur copat e tyre, lë pikëpyetje faktin se në ç’mënyrë janë thyer ato pllaka. Kjo pasi që, akoma nuk dihet se kush saktësisht veproi në mënyrë kaq mizore.

Ndonëse kjo pjesë e dëshmorëve thuajse është e rrënuar qe një kohë, nuk është ndërmarrë ende asgjë në këtë drejtim.
GazetaBlic ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, nga Kaçanolli i dëshmorëve!

1111111111111

222222333333
333333

4444
77766666

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img