Parlamenti i Republikës së Maqedonisë në seancën e ditës së hënë (05 prill) pritet që të miratojë dorëheqjet e ministrave të BDI-së pas vendimit të partisë që të tërheqë të gjithë funksionarët në qeverisjen ekzekutive të vendit.
Ndryshe, parlamenti i vendit pritet që të konstatojë dorëheqjet e ministrave të BDI-së para se të fillojë procedurën e shpërbërjes së kësaj legjislature që pritet të bëhet më 7 prill.
Pas miratimit të vendimit për dorëheqjen e ministrave, në ditët në vazhdim pritet që të njejtët të zëvendësohen me të rinjë derisa ekskluzivitetin për zgjedhjen e tyre do e ketë lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti, shkruan Zhurnal.