05,05,2024

Ramos ka një paralajmërim për Barcelonën, para ‘El Clasicos’

Must Read

sergio-ramos-lionel-messi-cropped_kbj397y7kvx21k5fiqm67w0uk

Sergio Ramos është i bindur se Real Madrid mund të hakmerret kundër rivalëve të përbetuar, Barcelonës, të shtunën në “Camp Nou”.

Madrilenët ishin poshtëruar 4-0 në shtëpi e tyre në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni që ishte luajtur në nëntor.

Real Madridi do të udhëtojë në Barcelonë më 10 pikë prapa “Blaugranave”. Real Madridi në garat e La Ligës nuk kanë fituar që katër vjet në “Camp Nou’. Por Ramos është i bindur se Reali mund të fitojë të shtunën.

“Pas rezultatit te keq në ‘El Clasico-n’, e parë, futbolli të jep mundësin për hakmarrje”, ka thënë 30-vjeçari.

“Të shtunën ne do të luajmë larg shtëpisë sonë kundër një ekip të madh si Barcelona. Ne dimë se duhet të bëjmë më të mirën, dhe ekipi është në formë shumë të mirë. Ne shkojmë atje për të bërë një lojë të madh dhe te marrim tri pikë”, ka theksuar spanjolli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img