23,11,2024

Totti kërkon të luajë edhe një sezon pa rrogë, por Roma e refuzon

Must Read

FrancescoTotti-780x439

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka kërkuar të luajë edhe një sezon pa para për klubin e tij të zemrës, por është refuzuar nga drejtuesit e Giallorossëve.

Fundi i këtij sezoni mund të shënojë edhe fundin e karrierës së ikonës romake me klubin kryeqytetas, pasi ai nuk po arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Në ndërkohë, Retesport raporton se ai i ka ofruar shërbimet e tij pa para vetëm që të luajë edhe një vit.

Sipas kërkesës, Totti do të nënshkruante kontratë të re, mirëpo paratë nga paga e tij do të shkonin për bamirësi. Ngjashëm ka vepruar në të kaluarën Damiano Tommasi.

Mirëpo, presidenti James Pallotta nuk ka ndërruar mendje dhe e dëshiron kapitenin vetëm në rolin e drejtorit në të ardhmen, jo si lojtar.

Lajmi është raportuar edhe nga La Repubblica, por nuk është konfirmuar nga burime zyrtare. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img