Kolegji Universum fiton pesë projekte të reja të financuara nga Bashkimi Evropian

Share

Kolegji Universum vazhdon të forcojë pozicionin e tij si një nga institucionet lider në Kosovë në zhvillimin dhe implementimin e projekteve ndërkombëtare, duke siguruar financimin e pesë projekteve të reja në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education.

Këto projekte do të kontribuojnë në modernizimin e arsimit të lartë, zhvillimin e kapaciteteve institucionale, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përgatitjen e studentëve dhe stafit akademik për sfidat e transformimit digjital, tranzicionit të gjelbër dhe tregut modern të punës.

1. DIGIGREEN2GETHER – Transformimi i arsimit për ekonominë qarkore dhe inovacionin digjitalKy projekt synon të modernizojë programet studimore në Kosovë dhe Shqipëri duke integruar konceptet e ekonomisë qarkore (Circular Economy) dhe inovacionit digjital në mësimdhënie.Përmes analizës së nevojave të tregut, zhvillimit të kurseve të reja, programeve të trajnimit për akademikët, MOOCs, platformave digjitale dhe mobiliteteve ndërkombëtare, projekti do të ndihmojë universitetet të përgatisin profesionistë të aftë për tranzicionin e gjelbër dhe digjital.

2. ENGAGE+ – Modernizimi i edukimit në inxhinieriENGAGE+ fokusohet në transformimin e arsimit në fushën e inxhinierisë përmes metodave moderne të mësimdhënies të bazuara në sfida reale (Challenge-Based Learning) dhe bashkëpunimit të strukturuar me industrinë. Projekti synon të forcojë kompetencat e stafit akademik, të modernizojë programet studimore dhe të krijojë partneritete afatgjata ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat, duke rritur punësueshmërinë dhe aftësitë praktike të studentëve.

3. GOV-QA – Fuqizimi i qeverisjes dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartëKy projekt adreson nevojën për një sistem më të fortë të sigurimit të cilësisë në universitetet e Kosovës dhe Shqipërisë. Përmes profesionalizimit të zyrave të cilësisë, përmirësimit të proceseve të brendshme, zhvillimit të kapaciteteve të stafit dhe krijimit të mekanizmave efektivë të monitorimit dhe vendimmarrjes, GOV-QA synon të ndërtojë një kulturë të qëndrueshme të cilësisë në arsimin e lartë.

4. NURTURE – Mbështetja e mirëqenies dhe qëndrueshmërisë së infermierëveNURTURE trajton sfidën e mungesës dhe largimit të profesionistëve të infermierisë në Ballkanin Perëndimor. Projekti do të zhvillojë module të reja universitare, programe të zhvillimit profesional (CPD), korniza për mirëqenien fizike dhe psikologjike të infermierëve, si dhe programe Train-the-Trainer për të siguruar qëndrueshmërinë e rezultateve. Përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, projekti synon të përmirësojë cilësinë e edukimit në infermieri dhe të kontribuojë në rritjen e qëndrueshmërisë së fuqisë punëtore në sektorin e shëndetësisë.

5. Tech4COIL – Bashkëpunimi ndërkombëtar virtual në arsimin e lartëTech4COIL modernizon mësimdhënien përmes integrimit të modelit Collaborative Online International Learning (COIL) në platformat LMS të universiteteve. Projekti do të zhvillojë aftësitë teknike dhe pedagogjike të stafit akademik për organizimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare online, duke përdorur mjete digjitale, analiza të të dhënave dhe inteligjencë artificiale.

Studentët do të përfitojnë përvojë ndërkombëtare virtuale, duke zhvilluar kompetenca në komunikim ndërkulturor, punë në ekip dhe bashkëpunim digjital.Përmes këtyre pesë projekteve, Kolegji Universum vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon, duke sjellë praktikat më të avancuara evropiane në mësimdhënie, kërkim shkencor, inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Këto iniciativa forcojnë rolin e institucionit si një partner strategjik në projektet evropiane dhe krijojnë mundësi të reja zhvillimi për studentët, stafin akademik dhe komunitetin më të gjerë.

Të ngjashme: