Ferizaj, 02.07.2026
Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit qershor 2026, ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 74 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ:“Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.
Llojet e kundërvajtjeve:
– Drejtimi i motoçikletës pa patentë shoferi – 52 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim– 46 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 3 gjoba-
Të tjera masa – 5 gjoba
– Motoçikleta të konfiskuara – 74
Apel për qytetarët
Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën. Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

