Policia e Ferizajt vazhdon kontrollet intensive në trafik: 240 gjoba brenda 24 orëve, konfiskohen automjete dhe patentë-shoferë

Share


Ferizaj – Policia Rajonale e Ferizajt ka vijuar aktivitetet e shtuara në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar 1 aksident trafiku me lëndime, ku 1 person ka pësuar lëndime trupore.
Në kuadër të kontrolleve të zhvilluara, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 240 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, të ndara si më poshtë:
74 për tejkalim të shpejtësisë;
48 për mosrespektim të shenjave të komunikacionit;
18 për parkim të parregullt;
15 për qarkullim me afat të skaduar të regjistrimit të mjetit;
10 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes;
3 për drejtim të automjetit pa patentë-shofer;
2 për mosvendosje të rripit të sigurisë;
70 për kundërvajtje të tjera.
Si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, Policia ka konfiskuar 1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta, si dhe ka sekuestruar 4 patentë-shoferë.
Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të tregojnë kujdes maksimal gjatë ngasjes dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve, me synimin për rritjen e sigurisë në rrugët e rajonit.

Të ngjashme: