Arsim Abazi do të jetë në bankë në ndeshjen që Ferizaj do ta zhvillojë ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.
Abazi nuk i kishte drejtuar “Ujqit” në duelet ndaj Ballkanit e Llapit për shkak të problemeve kontraktuale që kishte me ish klubin e tij Dinamo.
Megjithatë gjërat duket se janë sheshuar mes dy ekipeve ferizajase dhe Abazi mund ta kryej detyren e kryetrajnerit te skuadra e tij e re.


