Arsim Abazi u emërua trajner i Ferizajt pas largimit të Nevil Dedes.
Por me gjithë këtë Abazi nuk po mund ta drejtoj skuadrën e tij të re.
Kjo për faktin se ish klubi i tij Dinamo nuk ia ka lëshuar fletëlëshimin për tu regjistruar si trajner i skuadrës së tij të re.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i klubit të Ferizajt për Klan Kosova, Lulzim Abazi.
Ai e quajti klub të pa organizuar Dinamo teksa shtoi se nëse deri të hënën nuk zgjidhet kjo çështje atëherë Abazi do të lirohet nga detyra.
Arsim Abazi lëshoi akuza të rënda për ish ekipin e tij të cilin e qujti klub jo profesionist.
Për më tepër ndiqni kronikën e realizuar nga televizioni Klan Kosova.

