U zyrtarizua në postin e trajnerit të Ferizajt por Arsim Abazi nuk ishte në bankë në ndeshjen që “Ujqit” e zhvilluan ndaj Llapit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Arsye për këtë është fakti se kryetari i ish klubi të Abazit, Dinamo, ende nuk ia ka dhënë fletëlëshimin pavarësisht se e shkarkoi nga detyra.
Arsim Abazi u largua me shumë zhurmë nga Dinamo e ndaj zyrtarëve të këtij klubi lëshoi akuza të rënda.

