Është shpallur aktgjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli e Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Ndërsa, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim.
Në seancën përfundimtare janë parë të pranishëm familjarët e të ndjerës, përfaqësues ligjorë dhe ekipe të shumta mediatike, si dhe zyrtarë policorë që po e përcjellin procesin.
Megjithatë, tre të akuzuarit nuk janë të pranishëm në sallën e gjyqit. Ata kanë pasur mundësinë të zgjedhin nëse do të marrin pjesë në seancë, por kanë vendosur të mos jenë të pranishëm.

