Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë

Share

Vetëm gjatë muajit shkurt janë regjistruar 135 raste të shkurorëzimit në Kosovë, duke shënuar rritje mbi 50% krahasuar me janarin e këtij viti.

Sociologu Labinot Kunushevci, ka thënë se kjo statistikë nuk është aspak befasuese.

“Kjo statistikë në rritje nuk është befasuese, të paktën për mua, edhe pse është trend shumë serioz. Tregon për një krizë dhe mungesë stabiliteti ekonomik, moral, edhe emocional, e mbi të gjitha human”, tha sociologu në KlanKosova.

Nga ana tjetër, psikologu Labinot Balaj tha se edhe ndryshimi i vlerave familjare ndikon në çuarjen drejt ndarjeve mes çifteve.

Pos tjerash, ai tha se gratë tanimë kanë fituar pavarësi financiare, dhe sipas tij, ato kanë një “derë” ku të drejtohen dhe kushtimisht, s’kanë pse të durojnë presion apo dhunë.

Të ngjashme: