Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm duke përfunduar 10,865 kërkesa të qytetarëve në një periudhë rekord prej vetëm katër muajsh.
✅ 9010 kërkesa në sektorin e Kadastrit
✅ 1750 kërkesa në sektorin e Gjeodezisë
✅ 105 kërkesa në sektorin e Pronës
“Një ndër prioritetet kryesore ka qenë trajtimi i lëndëve të mbetura, të cilat tashmë janë eliminuar pothuajse tërësisht, duke i dhënë fund pritjeve të gjata për qytetarët.
Nga tani e tutje, çdo kërkesë do të trajtohet brenda afateve ligjore, falë rritjes së kapaciteteve njerezore, organizimit më efikas dhe përkushtimit të stafit profesional.
Ky sukses e rendit Komunën e Ferizajt ndër 3 komunat me performancën më të lartë në vend për trajtimin e lëndëve.
Komuna e Ferizajt mbetet e përkushtuar që edhe në vazhdim të ofrojë shërbime cilësore, transparente dhe në kohë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin njoftimin nga Komuna e Ferizajt

