Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e e xhiros së 29-të në Albi Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizaj është skuadër nikoqire e Prishtinës së Re, në duelin shumë të rëndësishëm në garën për mbijetesë.
“Ujqit” e Nevil Dedes në këtë takim vijnë pas mini serisë negative në dy ndeshjet e fundit ku kanë dalur të mposhtur.
Ferizaj aktualisht gjendet në zonën e barazhit me 32 pikë kurse Prishtina e Re zë pozitën e fundit në tabel dhe po i luan shanset e fundit për ta siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.
Dueli Ferizaj – Prishtina e Re zhvillohet në stadiumin me bar sintetik të shtunën me fillim në ora 15:00.
Ndeshjet tjera të kësaj xhiro janë:
Llapi – Prishtina
Drenica – Drita
Gjilani – Dukagjini
Malisheva – Dukagjini

