Punëtori që ra nga objekti në Ferizaj, ndodhet në gjendje të rëndë

Share

Pacienti që ra nga lartësia e një objekti në ndërtim në Ferizaj është në gjendje të rëndë, njofton Klan Kosova.

Ai është dërguar për në Emergjencë nga Spitali i Ferizajt, dhe tani po trejtohet nga ekipet mjekësore të Neurokirurgjisë.

“Një pacient i lënduar 1988 i lindur, rënie nga lartësia, është sjellë nga spitali i Ferizajt. Gjendje e rëndë dhe jostabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE dhe pacienti është dërguar në sallën e operacionit ku janë duke e trajtuar ekipet mjekësore nga Neurokirurgjia dhe Anestezioni”, kanë thënë burimet gazetares, Arbresha Uka.

“Pas ndërhyrjes do të transferohet në MIQ për tretman të mëtutjeshëm”.

Policia e Rajonit të Ferizajt më herë gjatë ditës njoftoi se rreth orës 12:40, kanë pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj , në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës.

Të ngjashme: