Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin javor për numrin e aksidenteve dhe gjobave gjatë javës 06 – 12.04.2026.
Komunikimi i plotë:
“Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Gjatë javës nga data 06 -12.04.2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 30 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre:
– Me lëndime – 15 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 18 persona
– Me dëme materiale – 15 aksidente
Gjithashtu, gjatë javës, policia ka shqiptuar 1.347 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 33 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë: 192,0290/326-250,0290/322-406
Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhej në raportin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

