Janë zbuluar detaje të reja lidhur me përleshjen që përfundoi me përdorim të armës natën e 11 prillit në Ferizaj, ku u përfshinë Betim Januzi, i njohur si reperi Buta, dhe Ekrem Haliti. Të dyve u është caktuar nga një muaj paraburgim.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:15, në parkingun pranë një lokali. Pas një fjalosjeje të çastit, Ekrem Haliti dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore Butës, ndërsa i njëjti ka parkuar veturën e tij brenda parkingut dhe derisa ka dalë nga ajo, i dyshuari i është drejtuar artistit me fjalët “ku je o Butë mangupi”.
Më pas, Haliti e ka sulmuar reperin me thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godasë me thikë në kokë. Duke dashur të mbrohet, sipas njoftimit të Gjykatës, Buta e ka kapur tehun e thikës me dorë, me ç’rast ka prerë dorën dhe gjatë përleshjes është rrëzuar në tokë duke u lënduar edhe në krahun e majtë (për këto, Buta ka raport mjekësor”, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa ndaj reperit të njohur ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, pasi që derisa ishte duke u përleshur me Ekrem Halitin, nga çanta e tij ka nxjerr një pistoletë të llojit VD-9 4.0 të cilën e ka shkrepur dy herë në drejtim të tokës dhe derisa rrahja mes tyre ka vazhduar, kjo pistoletë i ka rënë në tokë.
Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se B.J., ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtu që ka poseduar një pistoletë e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., cal 9 mm si dhe 13 fishek për të cilën nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet

