Ky është i riu që qëlloi me armë të dashurën në barnatore në Ferizaj dhe më pas vrau veten

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një i ri ka plagosur me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar veten.

Bëhet fjalë për Valon Krasniqin rreth 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë ndaj L. U., rreth 24-vjeçare në një barnatore në rrugën “Driton Islami”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur viktima kishte hyrë në barnatore dhe kishte kërkuar ndihmë nga stafi, duke njoftuar se personi që ishte me të kishte armë.

Pak më pas, i dyshuari kishte hyrë brenda dhe kishte tentuar ta marrë me forcë viktimën, por pasi ajo kishte refuzuar, ai kishte dalë jashtë, kishte marrë armën nga vetura dhe kishte shtënë në drejtim të saj.

Viktima ishte plagosur në këmbë dhe kishte arritur të strehohej në depon e barnatores, mirëpo i dyshuari e kishte ndjekur dhe kishte shtënë edhe një herë në drejtim të saj.

Menjëherë pas kësaj, ai kishte qëlluar veten në kokë me të njëjtën armë.

Të ngjashme: