Policia për rastin e plagosjes në Ferizaj: 32-vjeçari është dërguar në QKUK, 24-vjeçarja në emergjencën e qytetit

Share

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur për se një person 32 vjeçar pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor, ndërsa një 24-vjeçare po trajtohet në emergjencë në Qendrën Emergjente të qytetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të rendit, hetuesit e stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për të sqaruar rrethanat që kanë çuar deri te kjo plagosje. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues.

Të ngjashme: