Pas suksesit dhe pritjes së jashtëzakonshme në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Samsun, komedia “9 Shpirtra” rikthehet për publikun vendas me premierë në Teatri Adriana.
6 prill (e hënë) – PREMIERË
7 prill (e martë) – REPRIZË
Ora 20:00
Sinopsis:
Një burrë, i shtyrë nga pasioni për dashnoren e tij, vendos ta vrasë gruan… jo një herë, por nëntë herë. Por çdo përpjekje dështon në mënyrë të papritur, duke krijuar situata sa komike aq edhe absurde. Në këtë komedi të zezë, planet kthehen në kaos dhe gjithçka merr kthesa të paparashikueshme, duke e bërë kufirin mes tragjedisë dhe komedisë pothuajse të padukshëm.

