I ndoqën në rrugë dhe i goditën me veturë – arrestohen dy vëllezër në Ferizaj

Share

Një incident i rëndë është regjistruar në Ferizaj, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar tre të rinj pas një konflikti të mëhershëm, duke përdorur edhe veturën.

Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 02:30, në rrugën “Brigada 161”, ku siç mëson Sinjali, i dyshuari Ardi Luzha, bashkë me vëllain e tij Albert Luzha, kanë ndjekur një veturë dhe më pas e kanë goditur nga mbrapa.

Automjeti i dëmtuar ishte i tipit Golf 7, të cilin e drejtonte E. F, ndërsa në të ndodheshin edhe dy persona të tjerë – E. M dhe D. S.

Sipas deklarimit të viktimës, para përplasjes, të dyshuarit e kishin ndjekur dhe i kishin bërë shenja për t’u ndalur, por pasi ai nuk ishte ndalur, e kanë goditur me veturë. Ai ka theksuar se mes tyre kishte pasur edhe më herët konflikte fizike, që kishin përfunduar edhe në gjykatë.

Pas rastit, të dyshuarit janë arrestuar nga policia, ndërsa gjatë kontrollit, tek Ardi Luzha është gjetur një pistoletë e tipit “Crvena Zastava” me 11 fishekë, për të cilën nuk posedonte leje.

I dyshuari ka deklaruar se armën e mbante për vetëmbrojtje, për shkak të problemeve të mëhershme me të dëmtuarit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Sulm”, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti mbetet nën hetime.

 

Të ngjashme: