Skuadra ferizajase FC Dinamo po arrin suksese të mëdha në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Dinamovitet të shtunën mposhtën ekipin nga Mitrovica, Trepça 3-2 për tu bërë lider të kampionatit.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Arsim Abazi triumfoi fal golit të Daniel Tette në minutën e 90-të. Ndërkohë dy golat tjerë i realizuan Almedin Klinaku dhe Effiong Ekemini.
Deri në përfundimin e kampionatit kanë mbetur edhe tetë xhiro.

