Nga e diela, 29 mars, fillon llogaritja verore e orës.
Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 02:00 e mëngjesit, në orën 03:00 të mëngjesit.
Të gjitha pajisjet digjitale përditësohen automatikisht.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.
Nga llogaritja verore e orës i bie që të flemë më pak, por nga ana tjetër do të mundësojë të përfitojmë nga ditët më të gjata dhe rrezet e diellit.

