Agim Aliu uron festën e Fitër Bajramit

Share

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka uruar qytetarët e besimit islam festën e Fitër Bajramit.

Në faqen zyrtare në Facebook, Aliu shkroi:

Të dashur bashkëqytetarë të besimit islam!

Në mbyllje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në prag të festës së Fitër Bajramit, dua që nga zemra të uroj që agjërimi, lutjet, veprat tuaja solidare dhe sakrifica juaj të jenë të pranuara e bashkë në këtë festë të Fitër Bajramit, të festojmë të gëzuar, shëndetplotë, zemërmbushur me mirësi si dhe në çdo ditë të jemi krahë e mbështetje e njëri-tjetrit.

Për ju dhe familjen tuaj – Me fat Fitër Bajrami!

 

 

Të ngjashme: