Ade Oguns e Ruben Silva – Richards, janë dy transferimet e fundit që ka bërë skuadra e Ferizajt.
Dyshja janë përshtatur me shpejtësi te “bardh e kaltrit” duke u shëndrruar në figurat kryesore të klubit.
Silva – Richard në vetëm pesë paraqitjet ka shënuar katër gola teksa Oguns ka realizuar tre nga pesë ndeshje.
Kur janë zhvilluar 25 xhiro në Superligë, Ferizaj zë pozitën e tetë në rënditjen tabelore me 29 pikë.
Deri në fund të edicionin kanë mbetur edhe 11 ndeshje, teksa synimi i “Ujqve” është mbijetesa në elitën e futbollit kosovar.

