Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas publikimit të lajmit për ndarjen e 24 milionë eurove nga Ministria e Shëndetësisë për përfundimin e Spitalit zë qytetit
“Lajmin për vazhdimin e punimeve për Spitalin e Ri të Ferizajt e mirëpret secili ferizajas e banorë i Regjionit tonë, për t’i dhënë fund pritjes mbi një dekadëshe për këtë institucion që ka nevojë secili ferizajas.
Falënderoj ministrin Arben Vitia dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për bashkëpunimin dhe hapat e përbashkët drejt përfundimit këtij projekti madhor.
Urojmë sa më shpejt realizimin e punimeve që Ferizaj e regjioni ynë ta ketë Spitalin e Ri Regjional!”, shkroi Aliu në faqen e tij zyrtare në Facebook.

