Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar janë ndarë 24 milionë euro për vazhdimin e punimeve në spitalin e Ferizajt.
“Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh.
Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.
Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur”, shkroi Vitia në faqën e tij zyrtare në Facebook.

