Sërish probleme me furnizimin e ujit, ja se në cilën lagje të martën do të ketë reduktime

Share

KRU Bifurkacioni ka bërë një njoftim të rëndësishëm për banorët e lagjes “Hasan Çerkini” në Ferizaj.

Banorët e kësaj ane nesër gjatë ditës, më datë 17.03.2026, duke filluar nga ora 08:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

Ndërprerja do të realizohet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Furnizimi me ujë për konsumatorët e kësaj rruge pritet të rikthehet duke filluar nga ora 16:00.

 

 

Të ngjashme: