Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave pranë Komunës së Ferizajt njoftuar të gjithë qytetarët e Ferizajt se të hënën, më datë 16.03.2026, do të mbyllet segmenti i rrugës kryesore “Enver Topalli” nga Kovaçi, si dhe segmentet e tjera në Doganaj, Greme dhe Gaçkë.
Mbyllja e rrugës do të bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit, për shkak të realizimit të punimeve për asfaltimin e kësaj rruge.
Luten qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim drejt qytetit.

