Fc Dinamo nga Ferizaj është një skuadër ambicioze nga qyteti i Ferizajt.
Aktualisht dinamovitët bëjnë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll nga po e kërkojnë ngjitjen në elitën e futbollit kosovar.
Për këtë ata janë shumë aktiv në transferimin e futbollistëve.
Dinamo të enjtën njoftoi se e ka përforcuar skuadrën me mesfushorin 20 vjeçar Frederick Kesse.
Ai vjen nga klubi Modern Sport dhe konsiderohet një lojtar me potencial dhe cilësi në fazën sulmuese. Frederick Kesse është reprezentues i përfaqësueses U21 të Ganës dhe kapiten i ekipit.

