Zyrtare: Irani bojkoton Kampionatin Botëror

Share

Kombëtarja e Iranit nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet gjatë verës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Vendimi ishte në ajër pas konfliktit që shpërtheu në Lindjen e Mesme në javët e fundit, por konfirmimi erdhi nga ministri iranian i Sportit, Ahmad Donjamali, në një intervistë televizive: “Meqenëse ky qeveri e korruptuar ka vrarë liderin tonë (Ali Khamenei, shën. red.), nuk kemi asnjë qëllim të marrim pjesë në Kupën e Botës”.

Donjamali theksoi gjithashtu “masat dashakeqe të ndërmarra kundër Iranit” nga Shtetet e Bashkuara. “Na janë imponuar dy luftëra brenda tetë ose nëntë muajve dhe disa mijëra qytetarë tanë janë vrarë. Nuk kemi absolutisht asnjë mundësi për të marrë pjesë”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme: