Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar listën e zgjeruar për ndeshjet ndaj Bosnje Hercegovinës.
Ndeshjet i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.
Ndeshja e parë është më 19 mars nga ora 20:00 në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës. Ndërkohë ndeshja e kthimit zhvillohet më 22 mars nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Ostlund i ka ftuar 21 lojtarë në përgatitje për këto dy ndeshje të rëndësishme.
Në mesin e tyre është edhe hendbollisti ferizajas Lulzim Shabani i cili laun në pozitën Alo.
Grumbullimi i Kombëtares bëhet më 15 mars, kurse udhëtimi për në Bosnjë-Hercegovinë planifikohet për 18 mars.


