Dëmtimi i buxhetit të shtetit, Nagip Krasniqi del para gjykatës

Share

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale, që sipas saj, Krasniqi i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 37 milionë euro për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.

Ndërkohë, Krasniqi është deklaruar i pafajshëm disa herë para trupit gjykues.

Të ngjashme: