Një person i zhdukur është raportuar në Ferizaj

Share

Një vajzë 16 vjeçare është raportuar e zhdukur nga prindi i saj të hënën rreth orës 16.

B.O ka raportuar se ka humbur kontaktin me vajzën e tij A.O, e lindur në vitin 2009 që nga data 6 mars.

Sipas deklarimit të tij, rreth orës 14:00, vajza kishte dalë nga shtëpia në fshatin Gaçkë për të shkuar në Shkollën e Mesme “Zenel Hajdini”, ku vijon mësimet, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Familjarët kanë deklaruar se vajza nuk kishte pasur më parë raste të ngjashme, nuk kishte konflikte në familje apo me persona të tjerë dhe largimi i saj konsiderohet i pazakontë.

Pas raportimit të rastit, në kërkim janë përfshirë njësitë e hetimeve rajonale, të cilat në konsultim me Prokurorin kujdestar kanë iniciuar rastin si “Person i zhdukur”.

Të ngjashme: